19:09 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kampioni në fuqi mposhtet nga Ballkani, Gjilani bindës ndaj Ferizajit

Ballkani i Ismet Munishit ka arritur të triumfojë ndaj kampionit në fuqi, Feronikelit me rezultat 3:1 në Therandë.

Ballkani hyri në këtë ndeshje pas barazimit me Dukagjinin, ndërsa Feronikeli udhëtoi në Therandë pas fitores bindëse 4:1 ndaj Drenicës, shkruan Indeksonline.

Fitores së parë iu gëzua edhe Gjilani që mposhti Ferizajin si mysafir me rezultat bindës 3:0.

Kjo është tabela pas ndeshjeve të ditës së sotme./Indeksonline/