75 Mall Live Search
23:01 / E Premte, 15 Gusht 2025 / Gj Sh

Kampioni nuk lë vend për befasi, Liverpuli e nis me fitore sezoni e ri

Liverpul e ka nisur me fitore sezonin e ri të Premierligës.

Kampioni i Anglisë para tifozëve vendas në ”Anfield”, shënoi fitore 4-2 ndaj Bournemouthit, shkruan IndeksOnline.

Kjo fitore kishte emocione të veçanta, pasi nga fillimi e deri në fund të ndeshjes, të gjithë e kuajtuan futbollistin Diuogo Jota dhe vëllaun e tij Andre Silva, të cilat vdiqën tragjikisht muajin e kaluar.

Liverpul shkoi në pushim me epërsi 1-0, me golin e shënuar nga Hugo Ekitike, në minutën e 37-të.

Katër minuta me të nisur pjesa e dytë, Cody Gakpo dyfishoi rezultatin e ”redsave”.

Bournemouth nuk u dorëzua dhe arriti ta barazonte rezultatin, me dy gola të shënuar nga sulmuesi ganez, Antoine Semenyo në minutat 64′ dhe 76′.

Italiani Federico Chiesa shënoi golin e parë në Premierligë që prej se u transferua vitin e kaluar, duke rikthyer epërsin e LIverpulit.

Fitoren skuadrës së Arne Slot ia siguroi Mohamed Salah, me golin e shënuar në 90+4./IndeksOnline/