Kampionia botërore do ta përfaqësoj Kosovën në skijim

Kampionia botërore në skijim, Sophie Sorschag, tash e tutje do ta përfaqësoj Kosovën në garat ndërkombëtare.
Komiteti olimpik i Kosovës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me skitaren e kërcimeve me ski, transmeton IndeksOnline.
24-vjeçarja është kampione bote me Austrinë në ekipore për vitin 2021, ndërsa vitin e kaluar mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022./IndeksOnline/