Kampionia Olimpike: Falënderoj Zotin për këtë sukses

Kampionia Olimpike, Nora Gjakova ka dalë në konferencë për media pas triumfit në Lojërat Olimpike.
Xhudistja kosovare ka falënderuar Zotin për këtë triumf.
Në pyetjen e gazetarit të Indeksonline, Blerim Uka drejtuar kampiones Olimpike se kujt ia dedikon këtë sukses, Nora u përgjigj:
“Falënderoj Zotin për këtë sukses, trajnerin Driton Kuka, skuadrën dhe të gjithë që na mbështeten. Nuk kam ndonjë dedikim për këtë medalje, por kjo ju kushtohet në përgjithësi të gjithëve”, ka thënë Nora.
Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën ne këto Lojëra Olimpike. /IndeksOnline/
PAMJE të intervistes së Nora Gjakovës.


