75 Mall Live Search
11:40 / E Martë, 29 Korrik 2025 / L K

Kampionja në karate garon për asamble në Listën e Lidhjes për Prishtinën

Kampionja në karate, Agnesa Rexhepi Demiri do të jetë kandidate për asamble në Listën e Lidhjës për Prishtinën të prirë nga Fehmi Kupina.

“Agnesa Rexhepi Demiri është një emër që mishëron suksesin dhe përkushtimin që nga mosha e hershme. Si familje kampionesh të karatesë, ajo sikurse familjarët e saj, kanë marrë pjesë në gara kombëtare dhe kanë përfaqësuar vendin me krenari në garat ndërkombëtare, duke u bërë frymëzim për shumë të rinj e të reja që synojnë majat në sport.
E rritur në një familje të njohur si për suksesin në biznes, ashtu edhe në sport, Agnesa është rritur me vlerat e përkushtimit, korrektësisë dhe ambicies. Sot, ajo është një afariste e re që kontribuon në zhvillimin ekonomik vendor dhe duke promovon fuqizimin e grave në ndërmarrësi.
Agnesa beson se sporti nuk është vetëm garë, por një rrugë drejt disiplinës, barazisë dhe zhvillimit shoqëror, prandaj në qendër të angazhimit të saj është edhe mbrojtja e të drejtave të sportistëve.
Agnesa është edhe një grua tjetër e Lidhjes së Prishtinës që përfaqëson një fryme të re në Prishtinë e Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kupinës./Indeksonline/