Kampusi universitar, ujërat e zeza dalin në sipërfaqe
Rrjeti i kanalizimit vazhdon të mbetet problem në kryeqytet. Madje në disa pjesë të tij, ujërat e zeza kanë filluar të “vërshojnë” nëpër rrugica.

Një gjendje e tillë është në kampusin universitar të Prishtinës.

Nga disa fotografi të dërguar nga lexues të Indeksonline, shihet se si në këtë pjesë ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe. /Indeksonline/
