75 Mall Live Search
22:39 / E Martë, 20 Qershor 2023 / kutia

Kanada: Rrëzohet helikopteri ushtarak, vdesin dy persona

Një helikopter CH-147 Chinook i Forcave Ajrore Kanadeze u rrëzua sot në Otavë, duke vrarë dy nga katër anëtarët e ekuipazhit.

Chinook ishte në një fluturim stërvitor kur, në rrethana të paqarta, u rrëzua në ujërat e lumit Otava.

Ekipet e shpëtimit që shkuan në zonë gjetën dy të mbijetuar, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se kontaktoi me shefin e Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare për të shprehur ngushëllimet e tij për familjet dhe kolegët e viktimave.