75 Mall Live Search
23:04 / E Premte, 22 Shtator 2023 / MSH

Kanadaja do t’i japë Ukrainës 482 milionë dollarë ndihmë ushtarake

Kanadaja do t’i japë Ukrainës 482 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë tre viteve të ardhshme.

Lajmin e dha kryeministri Justin Trudeau para parlamentit kanadez të premten në praninë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Udhëheqësi ukrainas mbajti fjalimin e tij duke falënderuar kryeministrin dhe qeverinë kanadeze për mbështetjen e dhënë.

“Mbështetja kanadeze për Ukrainën me armë dhe pajisje na ka lejuar të shpëtojmë mijëra jetë,” tha ai.

“Udhëheqja e Kanadasë në sanksionet kundër Rusisë për këtë luftë dhe terror me të vërtetë inkurajoi të tjerët në botë që të ndiqnin drejtimin tuaj.”, shtoi lideri ukrainas.