17:49 / E Martë, 19 Prill 2022 / AR

Kanadaja vendos sanksione ndaj vajzave të Putinit

Kanadaja i është bashkuar Britanisë së Madhe, BE-së dhe SHBA-së në vendosjen e sanksioneve ndaj dy vajzave të rritura të Vladimir Putinit.

Katerina Vladimirovna Tikhonova dhe Maria Vladimirovna Vorontsova, të cilët besohet se fshehin pasurinë e babait të tyre, ishin midis 14 individëve në regjimin rus të sapo shenjëstruar nga masat kanadeze.