75 Mall Live Search
12:41 / E Shtunë, 01 Korrik 2023 / A. M.

Kanal10: Komandant Remi ftohet për të dëshmuar në Hagë

Me ftesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Rrustem Mustafa do të paraqitet në Hagë për të dëshmuar rreth organizimit të UÇK-së dhe pretendimeve të prokurorisë në procesin gjyqësor kundër ish krerëve të UÇK-së, raporton Gazeta10.

Ish komandanti i Zonës së Llapit e ka konfirmuar për Kanal 10 se do të udhëtoj në Hagë.

Rrustem Mustafa- Remi shihet në pauzë brenda ndërtesës së Prokurorisë në  Hagë – Indeksonline.net

“Javën e ardhshme jam ftuar të dëshmoj në Hagë. Do ta mbroj të vërtetën e luftës së UÇK-së”, ka thënë Mustafa.