75 Mall Live Search
14:20 / E Martë, 17 Qershor 2025 / L K

Kanalizimi depërton në ambientet e Juridikut dhe Ekonomikut

Prej më shumë se dy muajsh, ambientet përreth Fakultetit Juridik dhe Ekonomik të Universitetit të Prishtinës po përballen me një problematikë serioze sanitare, shpërthimi i kanalizimeve.

Uji i ndotur dhe era e rëndë janë bërë pjesë e përditshme e jetës në këtë hapësirë arsimore.

“Era është e padurueshme dhe situata po përkeqësohet çdo ditë,” – tha një puntor i Fakultetit që kërkoi të mbetet anonim.

Studentët ftojnë organet përgjegjëse që të reagojnë menjëherë dhe të kthejnë kushtet e dinjitetshme për studim në këto njësi akademike./Indeksonline/