22:34 / E Martë, 17 Tetor 2023 / MSH

Kancelari Scholz “përjeton” shpërthimet në Izrael, delegacioni i tij shtrihet në tokë pas raketave të hedhura

Avioni i delegacionit gjerman, ku ndodhej edhe kancelari Olaf Scholz është evakuuar pas një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në momentin kur ai ka qenë duke u larguar nga Izraeli për në Kajor.

Sipas mediave gjermane, kancelari “ka parë shpërthimet me sytë e tij”.

Pak para nisjes së avionit ka pasur një alarm për dy shpërthime nga ajri në aeroportin Ben Gurion.

Edhe pse Scholz kishte hipur, atij dhe pasagjerëve të tjerë u është kërkuar që të zbresin nga avioni dhe të shtriheshin në tokë.

“Shpërthimet kanë qenë të raketave të lëshuara nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Iron Dome të Izraelit, për rrëzimin e raketa të lëshuara nga Hamasi”, shkruan Bild.

Ndërkohë pas disa minutash, pasagjerët kanë mundur të kthehen në avion. Pas evakuimit të përkohshëm, avioni më pas mori rrugën nga Tel Avivi në Kajro.