11:39 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / k.v

Kanceri i palcës kockore: Çfarë duhet të dini?

Palca e eshtrave është një ind i zbutur që gjendet në qendër të disa eshtrave.

Palca e eshtrave përmban qeliza burimore që zhvillohen në shumë lloje të qelizave të gjakut të gjetura në trup, duke përfshirë, qelizat e kuqe të gjakut, të cilat mbajnë oksigjen dhe dyoksid karboni në të gjithë trupin, qeliza të bardha të gjakut, të cilat luftojnë infeksionin, trombocitet, të cilat ndihmojnë me mpiksjen e gjakut.

Trupi zakonisht prodhon këto qeliza të gjakut sipas nevojës, siç është kur vdesin qelizat e vjetra të gjakut. Ndonjëherë, këto qeliza rriten shumë shpejt ose jo normalisht. Kjo njihet si kanceri i palcës së eshtrave.

Llojet e kancerit të palcës së eshtrave janë Mieloma e shumëfishtë që është një lloj kanceri që ndodh në qelizat plazmatike, të cilat formohen në palcën e eshtrave. Leukemia është një tjetër lloj kanceri të palcës së eshtrave. Leukemiet janë kancere të qelizave të bardha të gjakut.

Ndonjëherë këto lloje të kancerit mund të fillojnë në lloje të tjera të qelizave të gjakut. Leukemia akute është lloj i kancerit të shpejtë, ndërsa ajo kronike është kancer i ngadalshëm në rritje.

Ka disa lloje të ndryshme të leukemisë: Leukemia akute limfocitike, leukemia akute mieloide, limfoide kronike, kronike mieloid, leukemia e fëmijërisë, transmeton Indeksonline.

Tjetër lloj kanceri të palcës së eshtrave janë edhe limfomat të cilat janë qeliza të kancerit në sistemin limfatik. Këto lloje të kancerit mund të shfaqen në shumë vende në trup, duke përfshirë palcën e eshtrave.

Simptomat e llojeve të kancerit të palcës kockore ndryshojnë nga njëra tjetra mirëpo në mënyrë të përgjithshme, disa nga simptomat përfshijnë dhimbje kockore ose fraktura, lodhje, infeksione të rritura, humbje peshe, dobësi, gulçim, djersitje gjatë natës, zbehje,  kollë e vazhdueshme, humbje të oreksit, skuqje ose gunga të lëkurës, etj.

Diagnoza

Testet e kryera për të diagnostikuar kancerin e palcës së eshtrave mund të përfshijnë: testimi nëpërmjet elektroliteve, testet e gjakut dhe urinës, aspirata e palcës së kockave, testet e imazheve që përfshijnë skanimet e ndryshme mjekësore.

Trajtimi

Trajtimi për kancerin e palcës së eshtrave është mjaft i individualizuar dhe varet nga shumë faktorë, duke përfshirë shtrirjen e kancerit dhe shëndetin e përgjithshëm të personit.

Disa nga mënyrat përfshijnë: kimioterapinë, transplantimi i qelizave burimore, rrezatimin./Indeksonline/