09:48 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kanceri i prostatës, ia merr jetën fotografit të VIP-ve

Fotografi i njohur britanik, Terry O’Neill, ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.

Ai ishte diagnostikuar me kancerin e prostatës dhe vdiq në shtëpi mbrëmjen e së shtunës, njoftoi agjensia e tij.

Ai fotografoi të famshëm, përfshirë “The Rolling Stones”-at, David Bowien, Elton Johnin dhe mbretëreshën, si edhe mori çmimin CBE muajin e kaluar për shërbimet ndaj fotografisë.

O’Neill lindi në Londër dhe la shkollën me shpresën se do të bëhej një baterist jazzi, por përfundoi, duke punuar në një njësi fotografike në aeroportin “Heathrow” të Londrës.

Fotografia që i bëri sekretarit të atëhershëm të Brendshëm, Rab Butler, duke fjetur në një stol i siguroi një punë, nga e cila fitoi më pas karrierën.