75 Mall Live Search
21:21 / E Diele, 23 Prill 2023 / kutia

Kandemir pas ndeshjes në Mitrovicë: Nëna ime nuk e ka emrin Ajshe

Trajneri i Sigal Prishtinës, Ahmet Kandemir, ka dhënë një përgjigje për tifozët mitrovicas që sonte u dëgjuan shpeshherë duke brohoritur “Ajshe, Ajshe”.

Në intervistën pas ndeshjes, ai tha se nuk e dinë se për kë e kishin tifozët e Trepçës, pasi nëna e tij nuk quhet ashtu.

“E kanë sharë nënën time, por nëna ime nuk e ka emrin Ajshe. Nuk e di emrin e kujt e thirrën”, tha Kandemir.

Ndryshe, Prishtina pësoi humbje sonte ndaj Trepçës në “Minatori”, me ç’rast u barazua në 2:2 seria gjysmëfinale.

Ndeshja e pestë gjysmëfinale do të zhvillohet të enjten e ardhshme, në Prishtinë.

Kjo ndeshje do të jetë edhe vendimtare, pasi skuadra fituese do t’i bashkohet Pejës në finale.