Kandidatët e LDK-së në Istog e nisën me një tubim të madh fushatën elektorale

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Ilir Ferati, fushatën elektorale e ka filluar nga fshati Uçë të Istogut.
Ferati, përmes një postimi në facebook u shprehë që Mbivada ka qëndruar gjithmonë stoike edhe në kohët me të vështira të kombit tonë, ashtu i gjetëm edhe sot.
Në këtë tubim morën pjesë edhe kandidatët për deputet, Shkëmb Manaj, Serbeze Kabashi-Mucaj, Besim Mulaj dhe Lisa Rugovaj.
“Sonte në Uçë, bashkë me kandidatët tanë për deputet!
Mbivada ka qëndruar gjithmonë stoike edhe në kohët me të vështira të kombit tonë, ashtu i gjetëm edhe sot.
Faleminderit nga zemra për mikpritjen e mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati./Indeksonline/