15:46 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kandidatët e NISMA-s takohen me përfaqësues të pensionistëve dhe invalidëve në Prizren

Kandidatët për deputet nga radhët Nismës në Prizren, Zafir Berisha, Albulena Balaj- Halimaj, Arbanë Hajdari, Afrim Tejeci dhe Hasan Ahmetaj u pritën sot nga përfaqësuesit e Organizatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës në Prizren.

Përfaqësuesit e Organizatës së Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës, duke i uruar shumë suksese në zgjedhjet e 6 tetorit, i falenderuan kandidatët për deputet nga qyteti i Prizrenit për vizitën e tyre dhe për angazhimin e deritanishëm të cilin e kanë pasur në Kuvendin e Kosovës për plotësimin e nevojave të tyre.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, falenderoi përfaqësuesit e organizatës për mikpritje, duke shtuar më pas se pensionistët e Kosovës janë vlerë e shtuar shtetit tonë, dhe natyrisht në shumë raste ne të gjithë kemi nevojë më shumë për këshillat tuaja. Andaj ne me mundësitë tona dhe hapsirat të cilat do t’i kemi, do të jemi zë i jauji në Kuvendin e Kosovës, njësoj sikur kemi qenë deri më tani.

Kandidatë e tjerë pë deputet, u zotuan se do të punojnë dhe do të angazhohen maksimalisht që pensionistëve të Kosovës t’i plotësohen të gjitha nevojat dhe kërkesat e tyre.

Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.