Kandidatët e Vetëvendosjes takohen me banorët e Bregut të Diellit, prezantojnë objektivat dhe qëllimet

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albana Morna Xharra përmes një postimi ka treguar se sot së bashku me Arben Vitinë dhe Shqipe Selimin kanë qenë në Bregun e Diellit II ku kanë zhvilluar një takim me qytetarë.
Në këtë takim, kandidatët e LVV-së kanë prezantuar objektivat dhe qëllimet, transmeton Indeksonline.
“Takim i kandidatëve së Lëvizjes VETËVENDOSJE me banorët e Bregut të Diellit II në Prishtinë për të prezantuar objektivat dhe qëllimet tona”, ka shkruar Morina-Xharra në postimin e saj./Indeksonline/