10:46 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kandidatët për deputet nga Nisma në Prizren, bashkë me kandidatin për kryeministër, Fatmir Limaj, në lagjen Kurillë

Tubimet elektorale, kandidatët për deputet nga radhët e Nismës në Prizren, së bashku me kandidatin për kryeministër, Fatmir Limaj, i përmbyllën në lagjen Kurillë, ku u pritën nga banorët e kësaj lagje të cilë tashmë ishin të përcaktuar për numrin 122.

Kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj, tha se projekti ynë Bashkë për Shtetin është projekt që po përkrahet nga qytetarët anekënd vendit dhe pashmangshëm edhe në lagjet dhe fshatrat e Prizrenit.
Lagjet si Kurilla dhe Prizreni në përgjithësi janë mobilizuar maksimalisht për të kontribuar në fitoren e madhe të Nismës dhe koalicionit tonë në zgjedhjet e 6 tetorit, përfunoi ai.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se sot jemi në lagjen Kurillë për të dhënë mesazhin tonë të fundit për këtë fushatë elektorale, se fitores tonë të madhe tashmë po i prijnë qytetarët e Kosovës të cilët janë mishëruar me programin tonë socialdemokrat dhe janë bërë të gjithë Bashkë për Shtetin.

Kandidati tjetër për deputet, Afrim Tejeci, premtoi mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme me ardhjen e NISMA’s në pushtet pas 6 tetorit.

Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdaraj, Hasan Ahmetaj, dhe Adem Qemali, thanë se entuziazmi i banorëve të kësaj lagje dhe gatishmëria e tyre për të kontribuar në fitoren e madhe të Nismës është e jashtëzakonshme, andaj dita e 6 tetorit për ne do të jetë ditë feste, sepse nga ajo ditë do të fillojë ndryshimi i jetës dhe mirëqenies së çdo qytetari.