14:41 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kandidatët për deputetë nga radhët e NISMA-s, vizitojnë Brigadën e Zjarrfikësve të Prizrenit

Vazhdën e vizitave kandidatët për deputet nga radhët e Nismës në Prizren, e vazhduan në Brigadën e Zjarrfikësve të Prizrenit, ku u pritën nga Drejtori, Adem Krasniqi.

Drejtori i Brigadës së Zjarrfikësve të Prizrenit, Adem Krasniqi, në emër të ekipit të tij, i uruoi shumë suksese në zgjedhjet e 6 tetorit, i falenderoi kandidatët për deputetë nga Prizreni për vizitën e tyre dhe për angazhimin e deritanishëm të cilin e kanë pasur në Kuvendin e Kosovës për plotësimin e nevojave dhe përmirësimin e kushteve të punës së zjarrfikësve.

Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se zjarrfikësit janë gardianë të sigurisë së jetës së qytetarëve karshi çdo fatkeqësie. Andaj ne zotohemi se do te jemi vazhdimisht në mbështetjen tuaj me ato mundësi dhe hapësira të cilat do t’i kemi në Qeverinë e ardhshme.
Ne sikur edhe më parë do të angazhohemi që të arrihet plotësimi i kërkesave tuaja dhe përmirësimi i kushteve të punës.

Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdaraj, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci dhe Adem Qemali, thanë se me besimin e qytetarëve të Kosovës ne do të jemi përfaqësues dhe zë i fuqishëm i interesave të qytetarëve të Kosovës, e në veçanti Zjarrfikësve të cilët janë aty kurdo që të tjerët kanë nevojë.