75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 21 Shkurt 2025 / Z S

Kandidatët për deputetë që morën më pak se pesë vota në zgjedhjet e 9 shkurtit

Deri më 20 shkurt në orën 23:06, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar 94.67 të votave për kandidatë për deputetë.

E në listën e më pak të votuarve, hyjnë kandidatët për deputetë nga koalicioni PDAK-LPB, Shkurte Misini me vetëm 4 vota dhe Ibrahim Kadri me 3 vota.

Numri i pakët i votave për deputetë nuk mungoi as te Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar. Ishte Hyrie Jahkurtaj e cila mori vetëm 2 vota, ndërsa Shkumbin Rizvanolli 4 vota

Nga Partia Liberale Egjiptiane më sa paku vota mori Edona Mustafa 3 vota, Medina Morina 3 vota, dhe Ekrem Qerimi vetëm 2 vota.

4 vota pati edhe  kandidatja për deputete nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Zemrije Berisha./Indeksonline/