16:59 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kandidatët që mund ta zëvendësojnë Mirel Josën te Prishtina

Tekniku 56 vjeçar tashmë pritet të largohet nga kryeqyteti së bashku me stafin e tij, për ti lënë vend pasuesve të tjerë.

Gazeta SHESHI mëson ekskluzivisht tre emrat të cilët janë në diskutim për të marrë drejtimin e stolit të Prishtinës.

Ramiz Krasniqi

Emri i selektorit të Kosovës U19 është në ‘pole position’ për të marrë drejtimin e skuadrës. Krasniqi e njeh mirë mentalitetin e klubit, pasi që edhe në të kaluarën ishte në krye të shtabit teknik.

Pozita e tij e selektorit në Përfaqësuesen e Kosovës mund të bëhet një pengesë, por për këtë kanë menduar drejtuesit e klubit të Prishtinës që pritet ti ofrojnë një page të ngjajshme me atë të Josës prej 2,5000 euro të muaj për ta bindur atë që të rikthehet në “Fadil Vokrri”.

Një garancë më e madhe për Krasniqin do të ishte edhe kontrata afatgjate. Drejtuesit e ‘bardhekaltërve’ pritet ti ofrojnë një marrëveshje bashkëpunimi për dy vite, plus me mundësi vazhdimi për një tjetër.

Bylbyl Sokoli

Drejtuesit janë mjaftë të bindur se do të ishte një mundësi e mirë rikthimi i Sokolit në krye të shtabit teknik të skuadrës së Prishtinës.

Sokoli ka edhe një vit kontratë që e mban të lidhur me Ferizajn, por e diela pritet të jetë vendimtare për fatin e tij dhe të “Ujqërve”, pas bisedimeve që ka patur “Profesori” me drejtuesit e klubit ferizajas.

Ilir Daja

Kandidati i vetëm jashtë Kosovës që mund të marrë drejtimin e FC Prishtinës është Ilir Daja.

Tekniku 52 vjeçarë i cili ditë më parë u nda me Flamurtarin, që tashmë po diskutohet nga drejtuesit e klubit kryeqytetas që e kanë dëshirën për ta vendosur Dajën në krye të stolit.

Problem i madh mbetet paga e lartë e Dajës, i cili paguhej 5 mijë euro në muaj te Flamurtari.

Mbetet për tu parë se cilat do të jenë hapat e rradhës të drejtuesve të klubit të Prishtinës, por me shumë siguri Mirel Josa nuk do të jetë më trajner i dhjetë herë kampionëve të vendit dhe pasuesi i tij do të mësohet shumë shpejtë.