13:22 / E Hënë, 01 Mars 2021 / Blerim

Kandidati i Barcelonës për president reagon pasi policia arrestoi, Bartomeun

Pasi policia katalunase e arrestoi, Jose Maria Bartomeu, vjen reagimi i kandidadit për president të Barcelonës, Juan Laporta.

Kandidati për president të Barcelonës, Juan Laporta, ishte duke dhënë një intervistë për Radion Ua1 Lleida kur dëgjoi lajmin për arrestimin e ish-presidentit, Bartomeu.

Laporta shprehu keqardhje pas arrestimit të ndodhur ku tha se i vinte keq sepse ai ishte një ish-president i Barcelonës, dhe kjo është e dëmshme për klubin.

Laporta u tregua racional, duke mos aluduar në ndonjë fjali që do etiketonte Bartomeun si të fajshëm.

“Nuk është një lajm i mirë apo i këndshëm për Barçën, pasi që ky person ka qenë president i klubit”, tha ai.

“Ai nuk kishte një menaxhim të mirë të klubit, por megjithatë ai vazhdon të jetë një ish-president i FC Barcelona”, përfundoi Juan Laporta.