75 Mall Live Search
11:50 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / H F

Kandidati i LDK-së, Kastriot Shabani: Përkrahje e pakushtëzuar për personat me aftësi të kufizuara

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Shtimes, Kastriot Shabani, ka vizituar sot organizatën Handikos në këtë komunë, ku është takuar me stafin dhe përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara.

Në këtë vizitë, Shabani është shprehur i prekur nga puna që bën ky institucion dhe ka vlerësuar lartë angazhimin e tyre.

“Vizituam Handikos në qytetin tonë, i dëgjuam nga afër problemet dhe shqetësimet e tyre.Ne jemi pranë jush, nuk jeni vetëm, do të jemi çdoherë në dispozicionin e secilit qytetar të komunës sonë pa as më të voglin dallim!”, ka shkruar ai.

Njoftimi i tij i plotë: