75 Mall Live Search
10:40 / E Premte, 22 Maj 2026 / OSH

Kandidati i LDK-së kërkon që prokuroria të veprojë ndaj vendimit për 100 eurot “zgjedhore” nga Kurti

Bardhyl Hasanpapaj ka kërkuar reagim nga prokuroria për vendimin e 100 eurove nga qeveria “Kurti” në fushatë zgjedhore.

“Katër vjet i lanë qytetarët vetëm përballë varfërisë, çmimeve të larta dhe mungesës së perspektivës. Sot, në prag të zgjedhjeve, ky blerës recidivist dhe kjo qeveri në detyrë po tentojnë ta blejnë votën me nga 100 euro nga paratë e vetë qytetarëve.
Pensionistët, studentët dhe punëtorët nuk kanë nevojë për ryshfet elektoral, por për paga dinjitoze, zhvillim dhe siguri për të ardhmen.
I bëjmë thirrje prokurorisë dhe institucioneve përgjegjëse ta hetojnë këtë vendim dhe kohën në të cilën po zbatohet, sepse qytetarët meritojnë zgjedhje të lira, jo manipulim me buxhetin e shtetit.
Kosova nuk blihet me 100 euro.
Lidhja Demokratike e Kosovës shtesat për qytetarët do t’i ndajë me ligj, të planifikuara dhe të garantuara institucionalisht, jo me vendime elektorale në prag të zgjedhjeve”, shkruan Hasanpapaj në reagim.