11:39 / E Martë, 21 Shtator 2021 / LB

Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës fton Bahtirin dhe Hamzën për të pirë kafe në veri të Mitrovicës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Agolli ka ftuar kundërkandidatët e tij Agim Bahtirin dhe Bedri Hamzën për të pirë kafe nesër në veri të Mitrovicës, shkruan “Indeksonline”.

“Pjesë e takimit do të jetë edhe Iniciativa Qytetare, pjesë e së cilës janë përfaqësuesit të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë”, ka shkruar ndër të tjera Agolli.

Postimi i plotë:

Përshëndetje z.Hamza dhe z. Bahtiri,

Ju bëj ftesë publike për kafe, që do ta pijmë bashkë nesër në orën 9:00, në veri të Mitrovicës, tek kafeneja e Izet Boletinit. Pjesë e takimit do të jetë

edhe Iniciativa Qytetare, pjesë e së cilës janë përfaqësuesit të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë.

Shpresoj në ardhjen tuaj dhe ju mirëpres në takim.