Kandidati i LDK-së për kryetar të Shtimes zotohet se do t’i adresojë problemet e bujqve në mandatin e ardhshëm

Kandidati për kryetar të Komunës së Shtimes, Kastriot Shabani, ka vizituar sot fermerët dhe bujqit e komunës.
Ai u takua me fermerin Mentor Neziraj, me të cilin bisedoi rreth problemeve me të cilat ballafaqohen bujqit në këtë komunë, shkruan IndeksOnline.
“Në ditën e sotme e takuam fermerin e komunës sonë, Mentor Neziraj
Mentori është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës kaherë. Ai bën pjesë te njerëzit më punëtorë të qytetit tonë.
Telashet dhe problemet e bujqve tanë do të shkojnë drejt eleminimit me qeverisjen tonë. Nuk kemi komoditetin për ta anashkaluar një aspekt kaq të rëndësishëm të qytetit tonë” deklaroi Shabani.