Kandidati i LDK-së teston stolin në “Zahir Pajaziti”, stadiumi do t’i ketë mbi 3 mijë vende!

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari, ka nisur fushatën.
Ai sot me zyrtarët komunalë inspektoi punimet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

“Sot vizitova punimet në stadiumin e qytetit, në të cilin brenda pak ditësh do të vendosen 3500 stola. Në këtë stadium, do të bëjmë edhe investime tjera për t’ia dhënë pamjen e merituar.

Shpresoj që shumë shpejt do të kthehemi në tribuna, për t’i shijuar emocionet dhe sukseset e skuadrave tona”, ka shkruar ai. /Indeksonline/





