Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut dyshohet për përfshirje në sulmin e Banjskës

Garës për zgjedhje lokale i është futur edhe partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe.
Një ndër garuesit e kësaj partie është edhe Millosh Peroviq, i cili po garon për karrigen e kryetarit të Zubin Potokut.
Tëvë1 mëson se kandidati për kryetar të Zubin Potokut, Peroviq dyshohet se ka qenë pjesë e grupit terrorist të Millan Radojçiq më 24-shtator gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Televizioni ka siguruar edhe këtë fotografi nga pamjet e dronit të Policisë së Kosovës, e që dyshohet se është Peroviq, i maskuar dhe armatosur rëndë, në oborrin e manastirit të Banjskës.
Se Millos Peroviq ka afërsi me Millan Radojiçiq, e dëshmon edhe kjo fotografi e realizuar në vitin 2023, në Beograd.
Tëvë1 ka dërguar pyetje në partinë, Lista Serbe për të marrë një qëndrim nga ana e tyre, por të njëjtit deri në publikim e kësaj kronike, nuk kanë kthyer përgjigje.
Kryetari aktual i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka konfirmuar për Tëvë1 se Millosh Peroviq është person i afërt i Millan Radojiciq, dhe njeri kryesor në Listën Serbe.
“Millosh Peroviq është një sejmen të themi i atyre linjave të kryeterroristit të Radojiciqit sepse edhe më përpara kanë qenë në një linjë si bashkëpunëtorë. Unë e shoh si një njeri të komprometuar në afera të ndryshme korruptive, të keqbërjes ndaj qytetarëve, megjithatë, kjo është çështje e organeve të drejtësisë që të merren me të. Mirëpo si përfaqësues i Lista Serbe nuk ka ndonjë ndryshim pozitiv, qasja e Listes Serbe është në kundërshtim me të gjitha normal ligjore edhe procedurale të ligjeve të Republikës së Kosovës”, deklaroi Zeqiri.
Zeqiri për Tëvë1 shtoi se edhe lista për asamblist të Listës Serbe, janë persona të afërt të Millan Radojiciq.
“Ky ka qenë edhe në parlament nga radhët e Listes Serbe nga komuna e Zubin Potokut ka qenë bashkëpunëtor i gjithë asaj linje të Radojiciqit të siemenëve të tyre kur e shoh edhe listën për asamble që e kanë në krye me bartësin e Listes Serbe Sergjan Vulloviq janë të njëjtit janë linja e njëjtë”, tha ai.
Televizioni gjithashtu ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës nëse të njëjtit janë duke u marrë me rastin, por deri në publikimin e stories, nuk kanë kthyer përgjigje.