15:00 / E Martë, 19 Tetor 2021 / A. M.

Kandidati i pavarur i Malishevës bëhet “përrallë”, s’i merr as 1%!

Selajdin Bytyqi, kandidat i pavarur në Malishevë, doli i fundit në zgjedhjet e 17 tetorit.

Ndonëse në debate televizive mburrej se do të shkonte në balotazh, i njëjti mori vetëm votat familjare, konkretisht 75 sosh, transmeton Indeksonline

Kujtojmë se Malisheva do të jetë në balotazh. Ekrem Kastrati i Nisma-s doli i pari me 7316 vota (34.30%) derisa Isni Kilaj i PDK-së arriti t’i marrë 6200 vota apo 29.07%. /Indeksonline/