75 Mall Live Search
13:04 / E Shtunë, 27 Dhjetor 2025 / F.R

Kandidati i PDK-së Bekim Haxhiu bën thirrje për votë: Vendim për të ardhmen e Kosovës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka bërë thirrje për mbështetje qytetare duke e cilësuar votën si vendim kyç për mirëqenien e qytetarëve dhe të ardhmen e Kosovës.

Përmes një postimi në facebook, Haxhiu thekson se këto zgjedhje nuk janë thjesht një votë, por një vendim për prindërit që punojnë shumë e marrin pak, për pensionistët që meritojnë dinjitet, për familjet që përballen me rritjen e çmimeve dhe për të rinjtë që duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Ai ka renditur disa nga premtimet kryesore elektorale, përfshirë rritjen e pagave, reformën pensionale dhe sociale, rritjen e pensioneve dhe asistencës sociale mbi 250 euro, ndaljen e rritjes së tatimit në pronë, uljen e çmimeve të produkteve bazë dhe energjisë elektrike, si dhe luftën kundër mafisë energjetike.

Postimi i plotë:

Këto zgjedhje nuk janë thjesht një votë.

Janë një vendim për mirëqenien e qytetarëve dhe për të ardhmen e Kosovës.

Janë për: prindërit që punojnë shumë e marrin pak, pensionistët që meritojnë dinjitet, familjet që mezi i përballojnë çmimet, të rinjtë që duan të ardhme në Kosovë, jo larg saj.

Prandaj voto për Bedri Hamzën – PDK 130.

Voto për: paga më të larta (nga 500 € në 750 €, nga 1000 € në 1500 €), reformë pensionale dhe sociale, pension mbi 250€ dhe asistencë sociale 250€, ndaljen e rritjes së tatimit në pronë, uljen e çmimeve, nga buka deri te energjia elektrike, luftë kundër mafisë energjetike, Kosovë më të fortë dhe më të afirmuar në arenën ndërkombëtare, funksionalizim të sigurimeve shëndetësore dhe barna falas.

Të gjitha këto arrihen me votë.

Prandaj voto për veten.

Voto për familjen.

Voto për Kosovën.

Bashkë. Përpara.