21:04 / E Diele, 24 Janar 2021 / R

Kandidati i PDK’së pyet: Pse VV po frikësohet të dal në debate?

Kandidati i PDK’së, Arben Gecaj ka thënë në T7 se kandidatët e VV’së po frikësohen të dalin nëpër debate.

Në emisionin për zgjedhje mungon kandidati i VV’së ndërkohë që përfaqësuesit e partive tjera janë të pranishme në debatin për diasporën.

“Publikisht po e them se VV po frikësohet të dal nëpër debate. Pse VV po frikësohet të dal në debate? Unë e di pse. Ata nuk kanë cfarë të thonë. Fjalitë e tyre janë të njëjta”, tha ai.

Përfaqësues të partive që po synojnë fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit po diskutojnë për rolin e diasporës në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ata nuk pajtohen që mërgata të shihet vetëm si fuqi ekonomike ose elektorale, por të merren parasysh edhe idetë e tyre.