75 Mall Live Search
20:20 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / Z S

Kandidati i VV-së del të jetë i prerë: Me LDK-në “as dek, as dasëm”

Sikurse në 16 komuna të tjera edhe në Dragash qytetarët do t’i drejtohen përsëri kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri.

Në garën e balotazhit më 9 nëntor do të garojnë Bexhet Xheladini nga LDK-ja që në zgjedhjet e 12 tetorit grumbulloi 45.62% apo 6,670 Vota dhe Shaban Shabani nga PDK-ja me 28.05% apo 4,102 Vota.

Në pozitën e tretë është rënditur kandidati i VV-së, Filiz Mustafa me 16.82% apo 2,460 Vota.

Por a do ta përkrah Xheladinin e LDK-së apo Shabanin e PDK-së, Mutafa i VV-së?

Në një prononcim për Indeksonline, Mustafa thotë se në asnjë formë nuk sheh ndonjë mundësi bashkëpumi me LDK-në.

‘’Nuk kemi ende ndonjë qëndrim zyrtar, jemi në diskutime por nuk kemi ndonjë qëndrim, sigurisht që jo me LDK-në asnjëherë’’ ka thënë Mustafa për Indeksonline.

Bexhet Xheladini nga LDK-ja është kryetari i Dragashit që nga viti 2021-ta pasi që nga viti 2007 deri në 2021, Dragashi është udhëhequr nga PDK-ja./Indeksonline/