Kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës Veriore flet si fitues potencial: Do kryejmë punë të mëdha

Erden Atiq, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar te Mitrovicës së Veriut është deklaruar për Indeksonline pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Ai thotë se si kryetar potencial i komunës i siguron të gjithë qytetarët që do të kryhen shumë punë e projekte të mëdha.

“Jemi të kënaqur me mbarëvajtjen, e kemi parashiku, nonstop e kemi proklamu që zgjedhjet do të jenë të qeta e pa incidente dhe ashtu ndodhi. Brenda margjinave, ka pasë dalje optimale të qytetarëve në zgjedhje. Do të jetë një mandat 2 vjet e gjysmë, jemi të vetëdijshëm se do të jetë shumë sfidues. Unë si kryetar komune potencial, dhe qeveria e partisë të cilës i përkas kemi besim të jashtëzakonshëm në vete dhe i sigurojmë të gjithë që shumë punë të mëdha kanë me u kry. Qeverisja qendore padyshim që do na ndihmojë, unë kandidoj që 5 herë, kështu që jo vetëm e kam studiu por e kam super studiu këtë aspekt të programit elektoral por edhe kapacitetet që i kemi. Jemi forcu edhe na si subjekt politik”, u shpreh ai.
