Kandidati kryesor për ta zëvendësuar Allegrin
Ish trajneri i Atalantas dhe i Napolit, Pierpaolo Marino në një intervistë për Radio Sportiva ka folur për situatën aktuale të Juventusit.
Sipas Marinos, Allegri po e mendon largimin për të shkuar tek ndonjë ekip tjetër. Si zëvëndësues i tij u përmend trajneri i kombëtarës së Francës, Deschamps.
“Unë mendoj që ende mbetet për t’u vendosur. Për mua favorit është Deschamps.”,u shprehë Marino.
Trajneri francez në të kaluarën kishte luajtur me Juventusin. Perfomanca në Kupën e Botës e bën atë si kandidat ideal për të ardhur në Torino./Indeksonline/