Kandidati për deputet i NISMA-s, tregon arsyet pse kërkon besimin e qytetarëve
Kandidati për deputet i NISMA-s Socialdemokrate, Dardan Krasniqi, ka treguar disa arsye se pse e kërkon votën për të qenë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Krasniqi, i cili është themelues i Nisma-s Socialdemokrate ka thënë se është ballëhapur për të kërkuar besimin e qytetarëve dhe se këtu rol të madh ka dhënë edhe familjari i tij, Jakup Krasniqi.
“Për të qenë i denjë dhe ballëhapur për të kërkuar këtë besim, rol të madh dhe vendimtar ka luajtur familja, e me theks të veçantë baci ynë, i cili me këshillat, qëndrimet dhe guximin njerëzor e intelektual gjatë gjithë jetës, na ka brymosur me vlerat njerëzore dhe na ka përgatitur për sfidat jetësore dhe qëndrimin vertikal”, ka thënë Dardan Krasniqi.
Statusi i plotë i Dardan Krasniqit:
E kërkoj votën bazuar në atë që përfaqësoj si individ, se edhe ashtu unë do jem ai që do ballafaqohem me sfidat në përgjegjësitë e reja;
E kërkoj votën bazuar në përvojën institucionale, atë politike, moralin dhe integritetin njerëzor të arritur gjatë shumë viteve;
Për të qenë i denjë dhe ballëhapur për të kërkuar këtë besim, rol të madh dhe vendimtar ka luajtur familja, e me theks të veçantë baci ynë, i cili me këshillat, qëndrimet dhe guximin njerëzor e intelektual gjatë gjithë jetës, na ka brymosur me vlerat njerëzore dhe na ka përgatitur për sfidat jetësore dhe qëndrimin vertikal.
#NismaSocialdemokrate122
#DardanKrasniqi20
