19:30 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Kandidati për deputet i PDK-së Ferat Shala viziton fshatrat Komoran dhe Tërstenik të Drenasit

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala bashke me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj, në kuadër të fushatën elektorale për zgjedhje e jashtëzakonshme parlamentare kanë bërë fushatë në disa fshatra të Drenasit.

“Programi i Partisë Demokratike të Kosovës për #Rimëkëmbje ekonomike dhe politike, po zgjon një interesim të jashtëzakonshëm tek qytetarët të Kosovës gjithandej”, ka thënë Shala.

Ai ka theksuar se ky interesim u pa edhe mbrëmë në Komoran dhe Tërstenik të Drenasit, ku bashkë me kandidatin për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, elaboruan aspekte të politikave zhvillimore që lidhen kryesisht me stimulimin e bizneseve private për periudhën post-covid.

“Këto takime, që bashkë me z. Hoxhaj po i realizojmë në shumë mese qytetarësh, janë një mesazh i qartë se, pavarësisht kohëve të vështira, PDK-ja është alternativa e vetme qeverisëse për Kosovën. #Rimëkëmbje #FeratShala14”, ka shkruar ndër të tjera Shala në Facebook.