Kandidati për deputet i PDK-së Ferat Shala viziton parkun e biznesit në Drenas

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala në kuadër të fushatën elektorale për zgjedhje e jashtëzakonshme parlamentare ka vizituar fabrikën Wintech që ndodhet në Parkun e Biznesit në Drenas.
“Sot vizituam fabrikën Wintech që ndodhet në Parkun e Biznesit në Drenas, ku u pritëm nga drejtori, Hysni Asllanaj dhe bashkëpunëtorët e tij. Wintech Shpk është një success story në ekonominë kosovare”, ka bërë të ditur Shala.
Ai ka thënë se prodhimet e Wintech-it, si: dyer dhe dritare nga plastika e alumini, pastaj roleta nga alumini, fasada prej alumini, fasada të ventiluara etj., si dhe me linjat prodhuese e përpunuese të xhamit, e bëjnë këtë fabrikë model për afarizëm të suksesshëm jo vetëm në Kosovë.
“Produktet e Wintech-it që prej shumë vitesh janë të kërkuara në Kosovë dhe vendet e rajonit. Ato tashmë kanë plasman të suksesshëm edhe në tregjet e vendeve të BE-së. Njerëzit e suksesshëm që kanë ndërtuar një biznes të suksesshëm si Wintech, janë vlerë e njëmendtë e shtetit të Kosovës. #Rimëkëmbje #FeratShala14”, ka shkruar ndër të tjera Shala në Facebook.


