75 Mall Live Search
23:17 / E Martë, 26 Maj 2026 / H F

Kandidati për deputet me numer 48 Mefail Bajqinovci merr përkrahje në lagjen e tij Kodra e Trimave në Prishtinë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Mefail Bajqinovci, së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, si dhe kandidatë të tjerë për Kuvend, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e lagjes në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.

Takimi është mbajtur në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ku u diskutua për mobilizimin elektoral dhe mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas të dhënave të prezantuara gjatë takimit, në rezultatet e mëparshme zgjedhore të vitit 2025, kjo zonë kishte dalë me mbi 60% mbështetje për subjektin politik, ndërsa përfaqësuesit e partisë theksuan se përkrahja e qytetarëve po vazhdon të rritet.

Në takim u përmend gjithashtu edhe shpërndarja e mbështetjes sipas kandidatëve dhe listës zgjedhore.

Statusi i plotë:

Së bashku me zv. Kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, dhe dhe kandidatet per deputetë të Kuvendit, bashkëbiseduam me banorët e lagjes për fitoren e Lëvizjes më 7 qershor.

Kodra e Trimave në Prishtinë, në rezultatin e fundit të vitit 2025, kishte dalë me mbi 60% mbështetje. Mobilizimi dhe përkrahja e qytetarëve po rritet çdo ditë.

Levizja 116
Glauk Konjufca 2
Mefail Bajqinovci 48