19:35 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kandidati për deputet, Murati: Do të jem zëri juaj

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati është kandidat për deputet në listën e PDK-së. Ai do të bart numrin 5.

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka thënë se të gjithë kandidatët  të përpiqet të jetë zëri i qeverisjes së mirë dhe zëri i shoqërisë, shkruan Indeksonline.

Po ashtu ka thënë se në Kuvend do të jetë edhe zëri i Kosovës Lindore.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë:

Të dashur qytetarë, miq e familjarë,

Lëvizja për Bashkim në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe do të ketë tre kandidatë në listën e saj. Me numër 5 do të jam unë, Valon Murati, me numër 39 Aurora Bakalli dhe me numër 46 Raif Qela.
Unë si kandidat dhe kryetar i LB-së dhe kandidatët e tjerë të LB-së do të përpiqemi të jemi zëri i juaj, zëri i qeverisjes së mirë, mundësive të barabarta për të gjitha shtresat shoqërore, zhvillimit ekonomik, përparimit të arsimit e kujdesit të shtuar për shëndetësinë, sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit. Unë dhe kolegët e mi do të jemi zëri edhe i Kosovës Lindore dhe përpjekjes për bashkim me Kosovën si një e drejtë e patjetërsueshme e shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore.

Përkushtimi ynë i deritanishëm, qoftë në parlament, qoftë në qeverisje, qoftë në opozitë, janë dëshmia më e mirë se ne do të vazhdojmë të mbrojmë vlerat dhe synimet tona për të cilat jemi të pa kompromis, mbrojtja e interesit publik dhe qeverisja e mirë.

Na priftë e mbara dhe ditë të bukura e pritshin vendin tonë të dashur!