Kandidati për deputet nga LVV, Sali Zyba e mbyll fushatën në vendlindje

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba e ka mbyllur fushatën zgjedhore në vendlindje, në Bukosh të Therandës.
Në tubimin e fundit zgjedhor, bashkë me Zybën ishin edhe bashkëpartiakët e tij, Ardian Gola dhe Glauk Konjufca, transmeton Indeksonline.
Shumë bashkëvendas morën pjesë në tubimin e Sali Zybës dhe i dhanë përkrahje Lëvizjes Vetëvendosje.
Në postimin e degës së LVV-së, dega në Therandë, tha se 14 shkurti ësthë një nga ditët më të rëndësishme të pasluftës për Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Në fshatin Bukosh e përmbyllëm fushatën zgjedhore në Therandë, të pranishëm ishin kandidatët Glauk Konjufca, Ardian Gola dhe Salih Zyba. Entuziazmi që e përshkroi tërë këtë fushatë zgjedhore, më së miri u pasqyrua në këtë takim përmbyllës. E diela e 14 shkurtit, është një nga ditët më të rëndësishme të pasluftës, është ditë që na ndanë njëherë e përgjithmonë nga periudha 20 vjeqare e keqqeverisjeve.