22:42 / E Diele, 17 Tetor 2021 / B O

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje uron fituesit e PDK-së e LDK-së: Ishin tre kandidatët e mi favorit!

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit parlamentare, Liri Loshi i ka uruar tre fitues të zgjedhjeve, dy nga PDK e një nga LDK.

Loshi madje i ka quajtur tre fituesit si kandidatë favorit të tij.

“Urime Mitrovicës, Pejës dhe Ferizajt. Kandidatët fitues kanë qenë tre kandidatët e mi favoritë. Kandidatët tjerë nuk më kanë interesuar shumë. Aty ku është interesi i qytetarëve, aty do të jetë edhe interesi im. Sepse, aty është interesi i Kosovës, i atdheut tim” shkruan Liri Loshi në Facebook./Indeksonline/