75 Mall Live Search
22:50 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kandidati për Deputet Visar Hoti ndez simpatizantet e LDK-së në Letanc te Podujevës

Kandidati për Deputet nga radhët e LDK-së, Visar Hoti ka vizituar sot fshatin Letanc të Podujevës.

Hoti ka thënë se Letanci i Shaban Shalës, i Hyzri Tallës, i Sami Plakollit, i shumë veprimtarëve, mesuesve, doktorëve, inxhinierëve, e shumë njerëve të mirë, e punëtorë që dhanë gjithçka nga vetja e tyre është shtyllë e qytetit të Podujevës.

“Letanci i Shaban Shalës, i Hyzri Tallës, i Sami Plakollit, i shumë veprimtarëve, mesuesve, doktorëve, inxhinierëve, e shumë njerëve të mirë, e punëtorë që dhanë gjithçka nga vetja e tyre është shtyllë e qytetit të Podujevës, është shtyllë e fortë e Lidhjes Demokratike. Para veprimtarëve, strukturave e simpatizantëve garantuam se të gjitha projektet që u ndalën e u prolonguan nga qeveria e krijimit të problemeve të mëdha, e që e ka emrin “Qeveria PAN” me ardhjen e saj në pushtet, i ndali në gjysmë, do ti’i adresojmë, e do u japim zgjidhje për t’i realizuar gjatë mandatit të LDK-së me Kryeministren tonē znj. Vjosa Osmani”, ka thënë Hoti.