75 Mall Live Search
17:54 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kandidati për kryeministër të Britanisë së Madhe tregon datën se kur do ndodh largimi nga BE

Pas dorëheqjes së Theresa May, kandidat kryesor për t’u bërë kryeministër i Britanisë së Madhe është Boris Johnson.

Ai gjatë ditës së sotme foli për largimin e Britanisë së Madhe nga BE, shkruan Reuters.

Johnson theksoi se nëse ai hyn në qeveri largimi i Britanisë do të ndodh me 31 tetor pati apo nuk pati marrëveshje, transmeton Indeksonline.

“Nëse hyj në qeveri do të largohemi nga BE me 31 tetor, me apo pa marrëveshje.”, tha ai.

Johnson ka përkrahjen edhe të presidentit të ShBA-së, Donald Trump./Indeksonline/