Kandidati për kryetar të Pejës nga AAK, sfidon Gazmend Muhaxherin: Dil publikisht!

Kandidati për kryetar të Pejës, i nominuar nga AAK-ja, Arbër Grabovci, mëngjesin e sotëm ka realizuar një aksion, në qendër të qytetit.
Ai ka vendosur një obelisk, ku shkruhet “PA KORRUPSION”, e këtë, ai ia ka dedikuar kryetarit Gazmend Muhxhari.
Vetë Grabovci, ka publikuar një fotografi në FB ku shihet para këtij obelisku me të cilin edhe sfidon Muhaxherin.
Ky është postimi i tij:
#PAKORRUPSION në Pejë
Puna #1 e Kryetarit duhet të jetë vetë i pakorruptuar dhe ta eliminojë korrupsionin, që ka kapluar çdo pore të qeverisjes komunale!
Sfidoj kryetarin Muhaxheri të dalë publikisht para kësaj motoje të fuqishme.
Pejën e dua #PAKORRUPSION.
