12:36 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / mp

Kandidati për kryetarë të Veriut të Mitrovicës,publikon video shokuese

Aleksandar Arsenijoviq, kandidat për kryetar të Mitrovicës së Veriut, publikon një video ku një ngasës e shkelë qëllimshëm një këmbësor në Leposaviq. Në videon e publikuar në “Facebook”-un e tij shihet një qytetarë duke ecur në trotuar e i cili goditet qëllimshëm me veturë , ngasësi i së cilës e incizon duke e shkelur.

Ky është reagimi i plotë i Arsenijoviq:

“Më ka tmerruar skena nga komuna e Leposaviqit ku një burrë (nëse mund të quhet kështu) në mungesë të policisë shkel një njeri në rrugë duke përmbushur tekat e tij personale. Shpresoj që ata të mbajnë përgjegjësi për këtë mizori përfundimisht!”, ka shkuar Arsenijoviq.