75 Mall Live Search
17:08 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kandidati për president të Amerikës ndërprenë fushatën, pësoi sulm në zemër

Kandidati për President të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Bernie Sanders është shtruar në spital të Las Vegas-it, Nevada.

78 vjeçari përjetoi një sulm në zemër gjatë zhvillimit të fushatës mbrëmjen e djeshme.

Pas kontrolleve mjekësore u theksua se ai pati një bllokim të arterieve, ku edhe u vendosën dy stenta me sukses.

Këtë e bëri të ditur këshilltar i lartë i Sanders, Jeff Weaver, transmeton Indeksonline.

“Atij i duhen disa ditë pushim, kësisoj po anulojmë të gjitha paraqitjet e tij deri në njoftimin tjetër”, shtoi ai.

Nëse Sanders do të fitonte, do 5të ishte presidenti më i vjetër i zgjedhur, 73 vjeçar./Indeksonline/