75 Mall Live Search
09:31 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / C E

​Kandidati për president të Barcelonës i ashpër me Leo Messin: Ja pse mund të largohet

E ardhmja e Lionel Messit me skuadrën e Barcelonës vazhdon të mbetet e paqartë me gjithë faktin se ai vendosi të qëndrojë në “Camp Nou” verën e kaluar kur paraprakisht kërkoi edhe zyrtarisht të largohet.

Lionel Messi do të largohet nga Barcelona nëse nuk pranon një ulje page, sipas kandidatit aktual për president, Emili Rousaud.

Rousaud, i cili është në garë për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të zhvillohen, më 24 janar pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeut në tetor, që diskutoi për të ardhmen e Messit midis pandemisë Covid-19.

“Ne duhet të ulemi me Messin dhe t’i kërkojmë atij të bëjë një ulje page,” tha Rousaud për “ARA”-në.

“Tani për tani, me gjërat siç janë, është e paqëndrueshme. Ne do t’i kërkojmë atij të bëjë sakrificën. Nëse nuk ka marrëveshje, atëherë Messi do të largohet”.

“Messi ka shkruar faqet më të shkëlqyera në historinë e klubit. Ne duhet të nderojmë legjendat tona, por realiteti është ky që është.”

“Unë besoj se gjërat duhet të thuhen ashtu siç janë. Ne nuk mund t’i mashtrojmë anëtarët tanë. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që ai të qëndrojë, por gjithmonë me interesat e klubit si prioritare”, përfundoi ai.