75 Mall Live Search
16:35 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Kandidati për president të KE: Evropa nuk është e kompletuar pa Ballkanin

Kandidati kryesor i Partisë “Njerëzit Evropian” për President të Komisionit Evropianit, gjermani, Manfred Weber ka thënë se Evropa pa vendet e Ballkanit nuk është kompletuar.

“Dua të luftoj për një Evropë, që njerëzit ta ndjejnë si Evropën e tyre. Njerëzit duhet ta kuptojnë që Evropa është në radhë të parë për ta dhe jo kushedi se çfarë strukturash.”, u shprehë Weber.

Sa i përket  çështjes së Turqisë, Weber tha se nuk i përshtatet BE-së.

“Turqia e sotme nuk i përshtatet BE-së. Si president i Komisionit Evropian unë do t’i ndërprisja bisedimet e anëtarësimit në BE me Ankaranë.”, tha Manfred Weber.

“Evropa nuk është e plotë pa shtetet e Ballkanit brenda saj.”, vazhdoi ai.

Ndërsa ai u distancua nga bashkëpunimi me kryeministrin hungarez, Viktor Orban./Indeksonline/