75 Mall Live Search
14:07 / E Martë, 14 Maj 2024 / L K

Kandidati për president të klubit premton nënshkrimin me Mourinhon

Jose Mourinho pritet të rikthehet së shpejti në stol. Aziz Yildirim, kandidat për postin e Presidentit të Fenerbahce në zgjedhjet që mbahen së shpejti, ka siguruar së fundmi se ka miratimin e Jose Mourinhos për të marrë drejtimin e skuadrës.

Yildirim që ka qenë president i klubit në të kaluarën, u shpreh se Mourinho e shikon me sy të mirë propozimin që i ka bërë gjatë një takimi të realizuar kohët e fundit, madje bëri dhe një hap tjetër duke u shprehur se edhe nëse Presidenti do të jetë kandidati tjetër Ali Koc, do të bënte mirë të aprovonte po-në e Mourinhos.

Mbetet për t’u konfirmuar nëse Fenerbahce do të jetë ekipi i 10-të i Mourinhos në karrierën e tij.